Kosta Sahov 13 - Centar + 389 76/ 233 - 783 loreta@beyondhr.com
15 Korrik 2021 Marriott

TEKST I SHKURTËR DHE INFORMATA RRETH NGJARJES.

cover 2

 

Biletat janë në shitje në kupisartisase.com

Forumi është një ngjarje qendrore në portofolin e kompanise BeyondHR që synon bashkimin e komunitetit të biznesit, kryesisht profesionistë të HR të cilët direkt ose indirekt menaxhojnë tregun e punës. Ngjarja duhet të shërbejë si një lloj mediumI që duhet të iniciojë një diskutim gjithëpërfshirës dhe konstruktiv për temat më aktuale kur bëhet fjalë për sektorin e punës si dhe implikimet e drejtpërdrejta në funksionimin e ndërmarrjeve si dhe ekonominë në tërësi.

Debati që Forumi do të mundësojë duhet të rezultojë në përfundime dhe zgjidhje të mundshme për sfidat e përmendura me të cilat përballet sektori i korporatave, si dhe të prodhojë iniciativa për tejkalimin e tyre përmes bashkëpunimit aktiv midis palëve përkatëse.

Një përfitim shtesë për të gjithë pjesëmarrësit e Forumit është sigurisht aksesi i drejtpërdrejtë në informacionet, idetë dhe metodat më të fundit në funksionimin e kësaj industrie si dhe rrjetëzimi me përfaqësues të shquar të sektorit dhe korporatave publike me të cilët ata do të kenë mundësi për të ndarë përvojat dhe sfidat me te cilat përballen ato.

 

Draft temat për panelet e ngjarjes:

• Arsimi si bazë për ndërtimin e kapitalit intelektual të kompanive.

• Edukimi dhe aftësitë formale të fituara: a ndikon, a është e përshtatshme, si të përmirësohet, çfarë mund të bëjnë HR kompanitë?

• Trajnimi i aftësive joformale

• Kullimi i trurit – një problem që mund të kapërcehet me metodologjitë njerëzore centrike të resurseve njerëzore

• Pse të rinjtë largohen? Problemi i largimit pas disa vitesh punë?!

• Si mund HR të tërheqë të rinjtë për të qëndruar në kompani

 

15 Korrik | Hotel Marriott | Shkup